Lajme
Atëherë kur nuk pritej, Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA – e ‘quan’ mbretëreshë

Dinamikat dhe zhurma e madhe që ka krijuar Big Brother VIP Albania nuk e ka lënë indiferent as këngëtarin Butrint Imeri.
Artisti nga Kosova, i cili prej vitesh përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në BBVA, Kiara Tito, ka bërë një veprim të papritur ndaj saj.
Foto: Butrint Imeri/Instagram
Butrinti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.
Veprimi i autorit të “Cigaren” vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.
Foto: Butrint Imeri/Instagram
Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.
Ndërkohë, historinë e dashurisë me Butrintin, Kiara e ka përmendur me disa prej banorëve.
Foto: Instagram
Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë pak vëmendje nga ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses./Telegrafi
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
