Pamjet e rënda tregojnë një grua që bërtet nën rrënojat e ndërtesës në Dnipro – numri i viktimave nga sulmi me raketa ruse shkon në 12

0 minutes, 49 seconds Read

Një sulm me raketa ruse në një objekt banimi në qytetin Dnipro të Ukrainës ka lënë të vdekur 12 persona, përfshirë një fëmijë, sipas raportit të kreut të rajonit Dnipropetrovsk, Valentin Reznichenko.

Siç bëhet e ditur, 37 persona u shpëtuan nga rrënojat, duke përfshirë 6 fëmijë. 64 persona pësuan lëndime, mes tyre 14 fëmijë.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1614367894787461120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1614367894787461120%7Ctwgr%5E97fa440a5927e737bfc2e9e8494100ee6f38aaa8%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpamjet-e-renda-tregojne-nje-grua-qe-bertet-nen-rrenojat-e-nderteses-ne-dnipro-numri-viktimave-nga-sulmi-raketa-rus-shkon-ne-12%2F

Pamje të rënda të publikuara nga Nexta në Twitter, tregojnë një video ku dëgjohet një grua duke bërtitur brenda rrënojave të ndërtesës, dhe në një video tjetër shihet trupi i një burri. “Njerëzit vazhdojnë të gjenden nën rrënojat e një ndërtese në Dnipro që shkatërrua nga raketa ruse”, thuhet në mbishkrimin e videos./Telegrafi.com

Publikime te ngjashme