Tronditet Gaza! Raportohet për mbi 570 të vrarë nga një sulm Izraelit në një spital

0 minutes, 47 seconds Read

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se Ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).

Nëse konfirmohet, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarr i madh në dhomat e Spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe copa të trupave të njerëzve nëpër zonë.

Numri i njerëzve të vrarë në sulmin ndaj Spitalit Baptist Arab al-Ahli është rritur në të paktën 570, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Ushtria izraelite po e heton atë që ndodhi në spital, raporton Sky News.

Publikime te ngjashme