Osmani i drejtohet me letër KPK-së: “Besimi në sistemin e drejtësisë lëkundet kur ka mëdyshje për përzgjedhjen e kryeprokurorit”

1 minute, 16 seconds Read

Presidenca e Kosovës e ka publikuar dokumentin e dërguar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, pas vendimit për mosdekretim të të propozuarit për kryeprokuror, Blerim Isufaj.

Përmes një komunikate për medie, në letrën e saj, Presidentja Osmani ndër të tjera ka thënë se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë lëkundet kur vihet në dyshim integriteti i procesit përzgjedhës të Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas saj, këto mëdyshje janë ngritur nga ana e disa organizatave joqeveritare por edhe partnerëve ndërkombëtar.

“Garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve nënkupton, mes tjerash, detyrimin e Presidentes për të ndërmarrë veprime, të cilat sigurojnë integritetin dhe rrisin besimin e publikuar në sistemin e drejtësisë, duke përshirë sistemin prokuroria, ku pozitë qendrore ka Kryeprokurori i Shtetit. Funksionimi kushtetues i institucionit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit si dhe besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë lëkundet seriozisht kur ngritjen mëdyshje lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Këto mëdyshje janë ngritur si nga ana e organizatave joqeveritare, ashtu edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e publikuar për medie nga Presidenca e Kosovës.

Propozimi për dekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të shtetit nga KPK është paraqitur më 8 prill 2022.

Publikime te ngjashme