Thyen xhamin e makinës me kokë, i burgosuri tenton të arratiset nga policia në mes të autostradës

0 minutes, 43 seconds Read

Një të burgosur të prangosur ka thyer xhamin e pasmë të një automjeti policie dhe ka tentuar që të arratiset në datë 30 dhjetor.

Ai e ka goditur atë me kokë dhe shpatull, duke u larguar nga makina në autostradën 5 të shtunën në Kalifornisë Jugore.

Videoja e incidentit është shpërndarë të dielën në media dhe tregon momentet kur i arrestuari tenton të dalë nga dritarja e automjetit në autostradë.

I burgosuri i paidentifikuar mezi kërcen nga dritarja përpara se të përplaset me fytyrë në mes të autostradës.

Një efektiv në sediljen e pasagjerit del menjëherë dhe kap të dyshuarin me pranga përpara se ai të jetë në gjendje të largohet

Incidenti ndodhi pak para orës 17:00 më 30 dhjetor në Interstate 5 në Newhall. Zyrtarët thanë se i burgosuri po transferohej në një burg tjetër.

Publikime te ngjashme