Pamjet nga betejat e ashpra mes Hamasit dhe IDF-së në Gazë

0 minutes, 51 seconds Read

Komandot e IDF-së izraelite kanë arritur të zbulojnë dhe shkatërrojnë disa tunele, që Hamasi i përdor për të luftuar kundër tyre.

Në pamjet e publikuara më poshtë, kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve izraelitë, shfaqen betejat e ashpra që po zhvillohen mes IDF-së dhe militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.

Aty shihen edhe qentë që përdoren për zbulimin e tuneleve, që konsiderohet si një rrjet prej qindra kilometrash që Hamasi e përdor për strehimin e militantëve por edhe të armëve dhe municionit.

Pamjet janë realizuar në Gazë, ku prej më shumë se dy muajsh po zhvillohen luftimet e pandërprera duke u raportuar për shumë të vdekur nga të dyja anët.

Nga ministria palestineze e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 20 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Në anën tjetër, izraelitët thonë se mbi 130 ushtarë të IDF-së janë vrarë nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmin mbi territorin e Izraelit./Telegrafi

Publikime te ngjashme