Ofensiva tokësore në Gaza ka filluar: Në Londër dhe Stamboll, protesta në mbështetje të palestinezëve

2 minutes, 15 seconds Read

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha sot se Izraeli po rrit ofensivën e tij në Rripin e Gazës me këmbësorie dhe automjete të blinduara, të mbështetura nga ato që ai tha se ishin sulme “të gjera” ajrore dhe detare.

Ushtria izraelite kreu sot sulme në disa pozicione të Hezbollahut në Libanin jugor si përgjigje ndaj raketave dhe pretendon se ka goditur operativët që po përgatiteshin për sulme të reja në veri të Izraelit, transmeton Ballkani.info.

Mijëra njerëz në Londër po protestojnë në mbështetje të palestinezëve dhe kërkojnë që qeveria britanike të bëjë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant tha pasditen e sotme se vendi kishte “hyrë në një fazë të re” të luftës kundër Hamasit, pasi forcat tokësore hynë në Rripin e Gazës dhe avionët luftarakë bombarduan objektivat “terroriste” në territorin palestinez mbrëmë. Ai paralajmëroi edhe një takim me familjet e pengjeve të trembur nga ofensiva

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite tha se dënon çdo operacion tokësor nga forcat izraelite që mund të rrezikojnë jetën e civilëve palestinezë.

“Mbretëria dënon operacionet tokësore të kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe paralajmëron për rrezikun e vazhdimit të këtyre shkeljeve të dukshme dhe të pajustifikuara të ligjit ndërkombëtar kundër palestinezëve”, thuhet në deklaratë, transmeton RSE.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se 7,703 njerëz kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës me Izraelin pothuajse tre javë më parë.

Sipas Ministrisë, 3500 fëmijë janë në mesin e të vdekurve të regjistruar që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Në bilancin e mëparshëm të ditës së djeshme raportohet se kanë humbur jetën 7326 persona.

Siç raporton Al Jazeera, një tubim pro-palestinez po zhvillohet në Stamboll.

Një nga organizatorët e këtij tubimi nga koalicioni qeverisës i Erdogan tha mbrëmë se koha e thirrjes së tubimeve ka kaluar, se qytetarët e Turqisë dhe koalicioni qeverisës besojnë se qeveritë e vendeve me shumicë myslimane duhet të veprojnë sepse Izraeli e kupton vetëm forcën dhe se kjo është ajo që ata duhet të bëjnë në Tel Aviv për të treguar

Ushtria izraelite u ka bërë sërish thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të evakuohen nga veriu i këtij territori palestinez përpara operacionit të ardhshëm tokësor izraelit. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme