Të shtënat në Shkup, MPB konfirmon se ka dy të vrarë

0 minutes, 32 seconds Read

MPB ka dal me detaje për shkaqet e vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga ku dhe konfirmojnë se janë vrarë dy persona, ndërsa një person tjetër është plagosur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Më datë 06.03.2023 në orën 20:11. në SPB-Shkup është paraqitur se disa persona qëlluan në J. K. dhe E. I., të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe A.T., i cili është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi

Publikime te ngjashme