Konfirmohet zyrtarisht: Kemal Kilicdaroglu është kandidati i përbashkët i opozitës në zgjedhjet presidenciale në Turqi

1 minute, 2 seconds Read

Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, do të kandidojë për president të Turqisë kundër Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të majit.

Aleanca e opozitës turke ka emëruar presidentin e Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal Kilicdaroglu, si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pati mosmarrëveshje rreth përzgjedhjes së Kilicdaroglu, dhe një nga partitë më të mëdha në aleancën opozitare refuzoi të mbështesë emërimin e tij.

Aleanca e gjashtë partive opozitare përbëhet nga CHP, Partia e Mirë, Partia Saadet (PS), Partia e Ardhmërisë (GP), Partia Demokratike (PD) dhe Partia Demokracia dhe Progresi (DEVA).

Në janar, aleanca premtoi të shfuqizojë sistemin presidencial të vendosur nga Erdogan, dhe të rivendosë qeverisjen parlamentare. Erdogan ka qenë në pushtet gjatë 20 viteve të fundit.

Ai mori kompetenca shtesë pasi fitoi zgjedhjet e 2018-ës dhe hoqi postin e kryeministrit. Sipas aleancës opozitare, presidenti do të bëhej më shumë një kryetar ceremonial.

Presidenti i ardhshëm nuk do t’i përkiste një partie politike, do t’i hiqej kompetenca presidenciale për të nxjerrë dekrete dhe do të mbante një mandat jo më shumë se shtatë vjet./Telegrafi

Publikime te ngjashme