Pas publikimit të videos së ekzekutimit të ushtarit të paarmatosur ukrainas nga rusët, reagon Zelensky

0 minutes, 44 seconds Read

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas publikimit të videos, ku shihet duke u ekzekutuar në mënyrën më mizore një ushtar ukrainas që qëllohet me breshëri plumbash nga rusët.

Ushtari ishte zënë rob nga rusët dhe ishte i paarmatosur, kur u qëllua me breshëri plumbash në një zonë malore, transmeton Telegrafi.

“Lavdi heroit, lavdi heronjve, lavdi Ukrainës”, ka shkruar në profilin e tij në Tëitter presidenti ukrainas.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ushtari ukrainas deri në momentin e fundit të jetës së tij, shfaq trimërinë. Ai madje fjalët e fundit që i thotë para se të qëllohet janë “Lavdi Ukrainës”.

Sipas shefit të diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, vrasja ishte e tmerrshme dhe një dëshmi e re se Rusia po kryen gjenocid mbi ukrainasit. /Telegrafi

Publikime te ngjashme