“S’ka lindur ai që ma hap derën mua”, fjalët ofenduese të Jozit pasi goditi Gjestin me shuplakë

1 minute, 15 seconds Read

Një nga momentet më të rënda dhe të papranueshme në historinë e Big Brother VIP Albania ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur banori Jozi goditi fizikisht Gjestin me një shuplakë.

Menjëherë pas aktit të dhunës, ai shpërtheu në fyerje, duke thënë: “S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra.”

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërsa Gerta dhe Egli ishin të parët që ndërhynë për të ndihmuar Gjestin.

Foto: Screenshot/ TikTok

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe figura publike kanë dënuar ashpër sjelljen e Jozit.

Ngjarja ka ngjallur debat të fortë mbi kufijtë e lojës dhe përgjegjësinë që mbartin formatet televizive kur situatat tejkalojnë çdo normë etike dhe njerëzore.

Foto: Screenshot/ TikTok

Pas incidentit, Jozi është shoqëruar nga policia menjëherë pas largimit nga shtëpia.

Reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ku personazhe të njohur të ekranit kanë shprehur hapur zemërimin e tyre.

Ata kërkuan që dhuna të dënohet pa kompromis dhe që ekranet të mos i japin hapësirë personave që shfaqin sjellje agresive.

Publiku kërkon dënim për Jozi dhe më shumë kujdes nga ana e produksioneve televizive për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve./Telegrafi

Publikime te ngjashme