Vuçiq nën hijen e konspiracioneve: Nëse më vrasin, dijeni se fajet i ka ministri i jashtëm i BeH-së

1 minute, 2 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka bërë thirrje indirekte për vrasjen e tij.

Vuçiq ka komentuar deklaratat e Konakoviqit, në të cilat ka përmendur se Vuçiq duhet të vijë në Srebrenicë më 11 korrik ose në OKB, ku do të përkujtohet përvjetori i gjenocidit.

Vuçiq e interpretoi këtë si thirrje për vrasje.

“I lexova ato deklarata, por nuk munda t’i shikoja. Do të shpjegoj në disa pika. E para është se fajin për gjithçka e ka Vuçiqi, që sipas tyre është mirë. E dyta është se ata janë kaq të nervozuar nga rezultatet e votimit që Konakoviq guxoi të thërriste për vrasjen time”, tha Vuçiq.

Konakoviq deklaroi se Vuçiq mund të vijë, me ose pa flamur, më 11 korrik në Srebrenicë ose në OKB.

“Kam qenë në Srebrenicë më 11 korrik, kam përkulur kokën para monumentit, por jo para gurëve, shisheve dhe këmbëve. E falënderoj për atë thirrje, të më vrasin. Nëse përgjigjem dhe vritem, dije se Fajin e ka Konakoviq”, tha ai është Vuçiq./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme