Treni përplaset me një veturë në Klinë – vdes një person, tre të tjerë lëndohen

0 minutes, 45 seconds Read

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni është përplasur me një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. /Telegrafi

Publikime te ngjashme