Për ndeshjen historike me Serbinë, kolona të gjata me shqiptarë nga Kosova nisen drejt Tiranës

0 minutes, 41 seconds Read

Në pritje të ndeshjes historike mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet për herë të parë në Tiranë, një fluks i madh tifozësh nga Kosova ka nisur rrugëtimin drejt kryeqytetit.

Që në orët e para të mëngjesit, autostrada ka regjistruar një numër të lartë automjetesh me mbështetës të kombëtares, duke paralajmëruar atmosferën elektrizuese që pritet të mbizotërojë sot në Tiranë.

Design Plus Carousel Ad

Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për ekipin kuqezi ka qenë gjithmonë e pranishme dhe e fuqishme. Vlen të kujtohet se herën e fundit që dy përfaqësueset u përballën në të njëjtin grup kualifikues, ishte Shqipëria ajo që siguroi një biletë për në Kampionatin Evropian, duke e lënë pas Serbinë në renditje.

Publikime te ngjashme