“Refuzimi” i Bislimit në Tiranë, reagojnë nga kabineti i tij

1 minute, 0 seconds Read

Këshilltar për Media i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Klisman Kadiu, ka reaguar në lidhje me  takimin që është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, ku u përfol se në vend të Kkryeministrit të Kosovës, do të marr pjesë Besnik Bislimi.

Kadiu ka thënë se lajmi ses zëvendëskryeministrit Bislimi do të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë.

Dhe se pasi ai raportim nuk është i vërtetë, sipas tij edhe lajmi se pjesëmarrja e tij është refuzuar është po njëlloj.

Postimi I plotë:

Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar.

Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij.

Publikime te ngjashme