Shpërthime të fuqishme në Krime ku dëmtohet ura kryesore, raportohet për të vdekur – publikohen pamjet

1 minute, 42 seconds Read

Trafiku në urën e Krimesë është ndalur herët në mëngjes, ndërsa në raportet e para thuhet se janë dëgjuar shpërthime dhe se ka pasur edhe viktima në incident, raporton CNN.

Sergei Aksyonov, guvernatori i Krimesë, nuk specifikoi se çfarë ishte incidenti, por e konfirmoi atë, transmeton Telegrafi.

“Agjencitë dhe shërbimet e sigurisë janë në terren. Kam biseduar me Ministrin e Transportit të Federatës Ruse, Vitaly Savelyev dhe po merren masa për zgjidhjen e situatës”, tha Aksyonov.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që synojnë të udhëtojnë drejt dhe nga Krimea për të gjetur një rrugë alternative.

Agjencia ukrainase e lajmeve RBC raportoi se në urë u dëgjuan shpërthime.

Pranë urës ka turma të mëdha. Kanali rus Grey Zone në Telegram, i cili është i lidhur me grupin Wagner, raportoi se ura u sulmua dy herë në periudhën pas orës 3 të mëngjesit.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan kolaps trafiku në urë, me drejtuesit e automjeteve që u urdhëruan të kthenin veturat e tyre dhe të ktheheshin nga erdhën.

Pretendimet se “është dëgjuar një shpërthim” dolën në Telegram dhe kanali “Baza” raportoi se kishte viktima.

Ministria ruse e Transportit konfirmoi se ka dëmtime në rrugën në anën e Krimesë të urës, transmeton Tass. Ministria tha se një inspektim është duke u zhvilluar në urë./Telegrafi

Publikime te ngjashme