Mbi 100 ushtarë rus u dorëzuan përmës linjës “dua të jetoj”

0 minutes, 49 seconds Read

Pothuajse 10 mijë ushtarë rusë kanë kontaktuar linjën e dedikuar për dorëzim në shtetin ukrainas që nga shtatori, sipas Shtabit Koordinues të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës (CHTPW).

Projekti 24-orësh, i quajtur “Dua të jetoj”, lejon luftëtarët e armikut të kontaktojnë një operator përmes telefonit ose chatbot-it dhe të transferohen në një kamp të robërve të luftës, raporton skynews.

Një raport i publikuar nga CHTPW tha se më shumë se 14 milionë njerëz e kanë vizituar faqen e internetit, 84 për qind e të cilëve ishin të vendosur në Rusi.

“Përveç ushtrisë ruse, të afërmit dhe të dashurit e tyre kontaktojnë linjën telefonike”, ka shkruar agjencia në Telegram.

“Rusët e mobilizuar që arrijnë në Ukrainë, si pjesë e ushtrisë okupuese, shpeshherë nuk kanë qasje në internet”, njofoti agjencia.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt gjatë vitit të kaluar.

Publikime te ngjashme