Qeveria e Kosovës tregon pse Kurti nuk mund ta takoi Ramën tani, por vetëm në tetor

1 minute, 34 seconds Read

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje rreth takimit që do të mbahet sot në Tiranë, ku ka treguar se pse Kurti nuk do të marr pjesë.

Ky takim është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor., ku kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar pjesëmarrjen.

Kryeziu ka thënë se Kurti e ka lajmëruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se nuk do të marr pjesë pasi do të shkojë në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë.

Mirëpo zëdhënësi i qeverisë, ka njoftuar se Kryeministri I Kosovës, do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, me datën 16 tetor 2023.

Kosova në takimin e sotëm do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Postimi i plotë:

Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.

Publikime te ngjashme