Ramabaja: Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova, me këtë opozitë VV mbetet në pushtet edhe për tri mandate

0 minutes, 57 seconds Read

Profesori dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka kritikuar liderët e partive opozitare në vend.

Ai tha se me liderët opozitarë që ka vendi, VV dhe Qeveria Kurti mund të mbetet në pushtet edhe për tri mandate.

“Është e pazëvendësueshme. Do të duhej të kishim një opozitë më të mirë dhe në vend që të merret me personalitetin e Albin Kurtit, e deklaratat e mëhershme do të duhej të përqendrohej në agjendë të mirëfilltë politike”tha Ramabaja.

Ai tha gjithashtu se një investim shumë më i madh në pozicionimin gjeo-strategjik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në NATO, marrëveshja e Ohrit ka pikërisht këtë qëllim.

Ramabaja po ashtu foli edhe për kryeministrin Kurti.

“Albin Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur Republika e Kosovës dhe njeriu më i suksesshëm dhe besoj shumë që do ta përmbyllë këtë proces me sukses, duke e ruajtur Kushtetutshmërinë e Kosovës dhe duke krijuar predispozita që të shndërrohet në një faktor të fuqishëm të nacionalizmit shqiptarë”.

Publikime te ngjashme