Ramabaja i reagon ashpër Abdixhikut, e quan njeri pa kurriz!

2 minutes, 27 seconds Read

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar intervistën e Lumir Abdxhiu, kryetarit të LDK-së, ku ka folur për njohjen në marrëveshjen finale me Serbinë dhe për kërkesat e ShBA-së dhe vizitën e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Chollet.

Ramabaja ka thënë se në deklaratën e parë Abdixhiu ka folur nga pozicioni i opozitarit, ndërsa në të dytin ka folur nga pozicioni i përfaqësuesit të shoqërisë civile.

Ndër të tjera Ramabaja e ka quajtur Abdixhikun njeri pa kurriz.

Postimi i plotë i Ramabajës:

Në një intervistë të gjatë dhënë Kosovapresit, që e sjell edhe portali KOHA, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ndër të tjera nxori edhe dy konkluzione si qëndrime të LDK-së:

1. “Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”.

2. “Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet ka qenë në Kosovë në takime me gjitha partitë politike dhe zyrtarët shtetërorë për të rikonfirmuar përkushtimin amerikan ndaj procesit të dialogut dhe për të kërkuar përkushtim të institucioneve tona ndaj kërkesave miqësore të ShBA-së. Pra Kosova duhet t’i kuptojë se këto kërkesa të ShBA-së bëhen prej një aleati që më së shumti i ka kontribuar zhvillimit tonë historik, politik dhe demokratik të tri dekadave të fundit. Në të njëjtën kohë ka kërkesa të cilat përputhen në plotësi me strategjinë tonë dhe interesat tona nacionale të integrimit euro-atlantik… Në këtë proces duhet të ndihemi të sigurt pasi kemi garanci të fuqishme prej ShBA-së që integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria janë të pacenueshme dhe panegociueshme për vendin tonë”.

Koment

Derisa në deklaratën e parë ai ka një pozicion prej opozitari të mirëfilltë, ky fakt më gëzoi. Thashë, e po, më në fund, paska mësar diçka nga të qenunit në opozitë. 

Por, fatkeqësisht tek lexova deklaratën e dytë, vura re se ai, në qast ka hequr kostumin e opozitarit të mirëfilltë, dhe ka veshur atë kostum që i rri më së miri – të përfaqësuesit të shoqërisë civile (LDK nuk dallon edhe aq nga Shoqëra Civile në esencë); madje si përfqësues i asaj lagjeje të shoqërisë civile që ndër ne dihet se me kohë ka qenë e kastruar!

Nuk kalon dot ylberin Njeriu pa kurriz, produkt i shkolës oportune. Fatkeqësisht.

Publikime te ngjashme