Pamjet e vrasjes së kriminelit të famshëm kroat Tomislav Sabljo (Video)

1 minute, 12 seconds Read

Në rrjetet sociale është publikuar video e vrasjes së kriminelit të famshëm kroat Tomislav Sabljo (41) në klubin e natës “Ritz”. Sablho u vra të shtunën në orën 4:40 të mëngjesit pas një përplasjeje me sigurimin dhe deri më tani janë arrestuar dy të dyshuar. Për vrasjen dyshohet Christian Knego (37), shefi i sigurimit të klubit, si dhe u arrestua edhe Dorian Mrakovic (26), polic i suspenduar nga Zagrebi, i cili i dha armën që shkrepi natën fatale.

Videoja tregon Sablio që shtyhet nga disa burra teksa ai përpiqet me dëshpërim të rrëmbejë revolen. Përfundimisht revolveri përfundoi në dorën e tij, por ishte një moment fatal për të pasi Knego iu afrua me pistoletë dhe qëlloi disa plumba. Sabljo u kthye pas plumbit të parë, por dy të tjerë e goditën në shpinë teksa ai ra në dysheme.

Sablio ishte i njohur për policinë. Ai ishte një nga drejtuesit e grupit kriminal që dërgonte nga Shqipëria 16 ton marijuanë, vlera e së cilës llogaritet në 11 milionë euro. Banda ishte përfshirë edhe në djegien e qëllimshme të automjeteve të personave rival të grupit kriminal.

Sabljo kaloi një kohë të gjatë në burgun në Remetinac. Ai u lirua në dhjetor 2021 pasi i skadoi dënimi i burgut, por më pak se një javë më vonë ai u kthye pas hekurave për tentativë zhvatjeje.

Publikime te ngjashme