Si u kapen vrasësit e Liridonës? Ish-kryehetuesi jep detaje nga hetimet

1 minute, 15 seconds Read

Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, ka dhënë detaje në “Pressing” të T7 për vrasjen Liridona Ademaj.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës pas aktit kriminal ka nisur aty hetimet, duke i marrë të gjitha video-incizimet të dalura nga kamerat e shtëpive në atë lagje.

Sylajmani ka thënë se të dyshuarit e vrasjes fatmirësisht ishin joprofesionalë.

“Këtu janë bërë një sërë gabimesh, e kam fjalën fatmirësisht që janë bërë ato gabime amatorësh. Sepse nuk ka krim të përkryer që nuk lë dëshmi në vendi e ngjarjes”.

“Edhe ai perimetri i ngushtë rreth veturës, por edhe ai pak më i gjerë, për mua janë shumë profesionalë ata hetues të hetimit regjional Prishtinës mbështetur edhe prej departamentit të krimeve të rënda bashkë me stacionin e veriut që fillimisht e kanë siguru vendin e ngjarjes”, ka deklaruar ai.

”Fatmirësisht kamerat këtë perimetrin atë lagje, por edhe disa shtëpia, at përveç që e kanë kry vet-shqimin, i kanë marrë të gjitha dëshmitë kanë vazhdu edhe ditën vijuese, i kanë marrë incizimet e të gjitha shtëpive që kanë pasur video-incizim”.

“Ai ka qenë një orë apo më herët, ky e ka studiu terenin ku do të ndalet. Dorasi ka lëviz anej, dhe e ka përcaktuar vendin sepse nuk ka mundur aty për aty ta caktojë”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme