Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

0 minutes, 58 seconds Read

Ky është momenti kur blloku i ndërtesave shembet në Rusi si pasojë e “një sulmi ukrainas” në qytetin rus përgjatë vijës kufitare, ku si pasojë mbeten “shtatë të vdekur” dhe disa të lënduar.

Ekipet e shpëtimit ishin në terren në qytetin Belgorod pas shembjet se ndërtesës dhjetë katëshe, e cila u shemb dhe u shndërrua në rrënoja, derisa Moska pretendon se u sulmua nga forcat ukrainase.

Kamerat e sigurisë shfaqin shpërthimin që me gjasë ndodhi brenda mureve të ndërtesës, pretendojnë nga Kievi – duke aluduar në atë që Kremlini vazhdimisht inskenon gjëra të tilla për t’i fajësuar ukrainasit se gjoja ata kanë sulmuar civilët.

Ndërtesa u shemb e tëra, kurse ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të mbijetuarit që kishin ngecur nën rrënoja.

Ajo çfarë habit më shumë është fakti se kulmi i ndërtesës mbeti i paprekur, e derisa ekipet e shpëtimit po pastronin terrenin vërejtën se po fillon që edhe kulmi të bie.

Publikime te ngjashme