Media e Erdoganit me akuza të rënda për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

1 minute, 11 seconds Read

Media qeveritare turke TRT ka sulmuar ashpër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë duke akuzuar për fondet e mbledhura për tërmetin në Turqi se kanë përfunduar në llogari të organizatës FETO, që Turqia e quan “organizatë terroriste”.

Erdogani i Turqisë në vazhdimsi ka bër përpjekje për ta kapur KMSH por pa sukses.

Sipas medias së Erdoganit:

“Bujar SPAHIU, Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të kontrolluar nga FETO-ja, nisi një fushatë ndihme gjoja në mbështetje të viktimave të tërmetit që goditi Türkiyen më 6 shkurt 2023. Ndërsa fushata arriti të mblidhte një shumë të përafërt prej 13 milionë dollarësh me premtimin për transferimin e parave të mbledhura për të prekurit e tërmetit, zyrtarët e FETO-s u deklaruan në mënyrë të rreme autoriteteve shqiptare se shuma totale e mbledhur ishte 130.000 dollarë”.

TRT e Erdoganit shkon më larg duke akuzuar KMSH-në së paratë e mbledhura janë dërguar në në selinë e FETO-s në Pensilvani të ShBA-së:

“Donacionet e bëra për viktimat e tërmetit nuk arritën kurrë te marrësit e synuar, pasi ato u transferuan në selinë e FETO-s në Pensilvani të ShBA-së, me lehtësimin e Engjëll HOXHËS, një shtetas shqiptar anëtar i FETO-s dhe i diplomuar në Universitetin Bedër të drejtuar nga FETO-ja, që historikisht ishte i përfshirë në pastrim parash”.

Publikime te ngjashme