Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit dhe të ish-shefit të AKI-së

0 minutes, 41 seconds Read

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ka konfirmuar për KOHËN, avokati Artan Qerkini.

Bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.

Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Policia i ka bllokuar të dy hyrjet e rrugës “Agim Prodani” që çojnë për në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së dhe ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi.

Lidhur me rastin, KOHA ka provuar ta kontaktojë edhe ZPS-në, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje.

Aktualisht bastisjet e Speciales janë duke vazhduar.

Publikime te ngjashme