Momenti i rëndë kur e zënë skelet punëtorin te kompleksi ‘Cima Construction’ (Video)

0 minutes, 56 seconds Read

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast të tillë që ka ndodhur në një objekt në Ferizaj, ku një punëtor ka mbetur i lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori u lëndua në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punime, në rrugën “Cen Dugolli”. Viktima ka qenë duke bërë instalimin e skeleve, kur në një moment, këto pajisje e kanë zënë.

Punëtori fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga momenti i intervenimit të punëtorëve./sinjali.com

Publikime te ngjashme