Me kërkesë të NATO-s, forcat turke dërgojnë “njësitë rezervë” në Kosovë

1 minute, 26 seconds Read

Ministria turke e Mbrojtjes tha se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria lidhur me zhvillimet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale.

“Turqia shfaq qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve për përmbajtje, për zgjidhjen me dialog të ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit mik dhe vëlla Kosovës, që dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali), një batalion komando i lidhur me Komandën tonë të Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë (Lüleburgaz), e cila më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë, është caktuar si njësi rezervë. Përgatitjet e nevojshme për transferimin e tij kanë filluar”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Publikime te ngjashme