Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati

0 minutes, 32 seconds Read

Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga dy persona.

Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth .7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia njofton se të dyshuarit gjenden në arrati.

“VRASJE NË TENTATIVË- Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.  Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.”

Publikime te ngjashme