Aksidenti tragjik i trenave që shkaktoi 288 viktima, kryeministri: “Fajtorët do vendosen para drejtësisë”

0 minutes, 53 seconds Read

Ka shkuar në 288 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Indi. Kryeministri i vendit Narendra Modi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku ka kërkuar që të gjendet fajtorët dhe të vendosen para drejtësisë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 288 persona dhe janë plagosur 800 të tjerë në shtetin Odisha, ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, dhe sipas autoriteteve të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore./Express

Publikime te ngjashme