Kryetarja e Shkupit inicion ndërrimin e emrit të rrugës “Adem Demaçi”

1 minute, 12 seconds Read

Emërtimi i një rruge me emrin e “Adem Demaçit”, në Çair të Shkupit ka nxitur reagime në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë përurim, të premten e kaluar mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

E pas presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar edhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Arsovska ka nisur një iniciativë për ndërrimin e emrit të kësaj rruge dhe kthimin e emrit të mëparshëm “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Ajo e ka dorëzuar sot, nismën në Këshillin e Qytetit.

“I bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë”, tha ajo.

E para e Shkupit pati porosi edhe për shefin e qeverisë kosovare.

“Apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike”, theksoi e para e Shkupit.

Ndërkohë. Danella Arsovska, po ashtu i propozon kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Hasan Bejta dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë jugosllave.

Publikime te ngjashme