Sot zhvillohet dueli mes Krasniqit dhe Mohammedit

0 minutes, 51 seconds Read

Sot, me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i super përballjes mes boksierit kosovar, Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedi.

Krasniqi dhe Mohammedi do të përballen në një duel prej 12 raundeve, për titullin WBC Silver në peshat gjysmë të rënda, raporton KosovaPress.

Krasniqi ka thënë se për të ky meç është një ëndërr, pasi që ai do të boksojë në vendlindjen e tij.

“Po më pret një natë e madhe, por atë natë dua që t’i tregojmë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi dhe që Prishtinën ta fusim në hartën e organizimeve të mëdha. Me gjithë mish e shpirt do të luftoj për të fituar dhe përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze”, është shprehur Krasniqi në konferencën për media.

Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë sot duelin e 60-të me radhë dhe synon fitoren e 56-të në karrierën e tij.

18:30 – Robin Krasniqi – Nadjib Mohammedi (Stadiumi Fadil Vokrri)

Publikime te ngjashme