Connect with us

Kosovë

Marioneta e Vuçiqit tenton të nxis përplasje nderetnike në Kosovë duke e gjetur fajtorin e plagosjes së dy të rinjve para policisë

Publikuar

me

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka thënë se sipas banorëve “Milloshi dhe Stefani janë qëlluar nga një shqiptar nga vetura në lëvizje”.

“Tentim për të vrarë dy djem serbë në Gotovushë afër Shtërpcës. Fëmijët janë qëlluar nga një shqiptar, sipas banorëve, nga një veturë në lëvizje. Millosh dhe Stefan janë plagosur me armë zjarri”, ka shkruar Petkoviq.

Sipas tij, ata janë qëlluar “derisa ishin duke bartur buzmin për Krishtlindjen”.

“Dikush donte të na dhuronte një Krishtlindje të përgjakshme”, shkroi Petkoviq në llogarinë e tij në Tëitter.

Këtë postim Petkoviq e ka bërë rreth një orë para se policia ta konfirmonte plagosjen. Deklarimi i Petkoviqit ka krijuar tensione, pasi që serbët lokalë e kanë bllokua rrugën Ferizaj-Shtërpcë.

Reklama