Lushi: Jepni policisë atë që e meriton, pa mbështetje policia nuk mund ta mbron shtetin

0 minutes, 35 seconds Read

Veprimtari Uk Lushi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ia plotësojnë nevojat Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se pushteti duhet të i jap policisë atë çka e meriton.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se pa mbështetjen e duhur Policia e Kosovës nuk mund ta mbron as shtetin e Kosovës.

Jepni policisë çka meriton policia. Pa forca të sigurisë shteti dhe pushteti bien në fërfëllazën e parë. Forcat e sigurisë pa mbêshtetje dhe kompenzim meritor nuk mund e mbrojnë as shtetin dhe as pushtetin. Pushteti që vetëm shfrytëzon policët nuk meriton të paguhet”, ka shkruar Lushi.

Publikime te ngjashme