Dejona Mihali ironizon me disa eksponent të LDK-në dhe me Bekë Berishën

0 minutes, 52 seconds Read

Studiuesaj e filozofisë, përkatësisht anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në rrjetin social Facebook për të reaguar ndaj konferencës për media të partisë opozitare LDK, lidhur me tekstet shkollore.

Mihalili reagimin e saj ndaj partisë së ‘akademikëve’ e ka adresuar në trajtë shpoti, ku teksa aludon në impotencën politike të subjektit që drejtohet nga Abdixhiku, aktivistja e Vetëvedosjes po ashtu ka shënjestuar edhe deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, të cilit nëntekstshëm ia theksuar injorancën e gjithëmbarshme të ligjvënsit të partisë me bastion Dukagjinin.

Reagimi i plotë Dejona Mihalit:

‘LDK e 1001 akademikëve, 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet Ministrja.
OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i komisionit për Siguri..’

Publikime te ngjashme