Nis ndërtimi i shtëpive në veri për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së

0 minutes, 48 seconds Read

Ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në komunat veriore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se projekti për ndërtimin e shtëpive është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pas parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

“Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi tutje ka thënë se banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria.

Publikime te ngjashme