Parashikimi i Armend Mujës: Në zgjedhjet e ardhshme VV-ja del e para me 51-52%

1 minute, 0 seconds Read

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka bërë një parashikim për rezultatet e zgjedhjeve, kurdo që ato të mbahen.

Muja ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje del e para me 51-52%.

”Gjendja në terren është kjo. Me votat e diasporës jemi diku 51 apo 52%, ndërsa brenda vendit jemi diku brenda 47-49%”, u shpreh ai në ATV.

“Nuk ka javë që opozita nuk ka folur për zgjedhje. VV-ja do të jetë njësoj, si shkuam në zgjedhje si tash apo gjatë zgjedhjeve të rregullta. Edhe pozita e di se si shkohet në zgjedhje, Kuvendi duhet të shpërbëhet”, u shpreh ai.

Muja, ka thënë se “ne nuk e rrëzojmë Kryeministrin tonë”.

Deputeti i VV-së ka folur edhe për raportet Kosovë-SHBA.

“SHBA-ja është një partner jetik i Kosovës. Edhe LVV-ja edhe kryeministri Kurti edhe presidentja Osmani e ndajmë një pikëpamje të njëjtë”, tha Muja.

Përveç Mujës, edhe zyrtarë të tjerë të lartë të pushtetit kanë bërë parashikime të tilla. Kjo bazuar edhe në disa sondazhe që kanë qarkulluar nëpër televizione.

Megjithatë, mbetet të shihet fillimisht nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo.

Publikime te ngjashme