Si nënkontraktues të Kinës në Serbi, ku po ndërtojnë rrugë Radoiçiq dhe Vesellinoviq?

1 minute, 6 seconds Read

Çfarë kanë të përbashkët Pozhega, Llajkovaci dhe Pozharevci në Serbi?

Në afërsi të atyre qyteteve, në pjesë të ndryshme të Serbisë, dhjetëra kilometra rrugë po ndërtohen nga kompanitë kineze, në bazë të kontratës së drejtpërdrejtë me shtetin.

Në kantieret e ndërtimit janë makinat e kompanive serbe, të cilat ndërlidhen me të njëjtët njerëz – Millan Radoiçiq dhe Zvonko Vesellinoviq.

Të dy ata janë të sanksionuar nga Shteteve të Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar.

Autoritetet e Kosovës i lidhin ata me aktivitete kriminale.

Mirëpo Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve kosovare. Beogradi zyrtar ka vendosur gjithashtu që të mos zbatojë sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sepse nuk ka obligime ndërkombëtare për një gjë të tillë.

Në publikun serb, Radoiçiq dhe Vesellinoviq prezantohen si partnerë afaristë, biznesmenë me prejardhje nga Kosova.

Radoiçiq është edhe nënkryetar i Listës Serbe – parti e serbëve nga Kosova, e cila ka mbështetjen e Qeverisë aktuale në Beograd, që drejtohet nga Partia Progresive Serbe e Alleksandar Vuçiqit.

Artikullin e plot mund ta lexoni në Radi Evropa e Lirë

Publikime te ngjashme