Kurti: Marrëveshja me Shqipërinë për lëvizje të lirë në zonat kufitare, thellon bashkëpunimin

0 minutes, 55 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar të mërkurë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare thellon edhe më tej bashkëpunimin ndërshtetëror.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo marrëveshje lehtëson lëvizjen e qytetarëve në dy anët e kufirit.

“Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj. Kjo Marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit”, ka shkruar Kurti.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë.

Publikime te ngjashme