Ngjarje e rëndë në Deçan: Burri dhe gruaja vdesin në të njëjten ditë

0 minutes, 33 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit.

Një çift bashkëshortor, burrë dhe grua kanë vdekur brenda të njëjtës ditë.

Gruaja me inicialet Gj.B, ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit.

E pak orë më pas ka vdekur edhe burri, S.B.

“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”, ka deklaruar një banorë i fshatit për Klan Kosova.

“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, theksoi ai.

Publikime te ngjashme