Kryetari i PSD-së, Daradan Molliqaj, ka bërë të ditur se Agjencia për Privatësi e ka gjobitur këtë parti në vlerë prej 20 mijë euro.
Molliqaj këtë gjobë e cilësoi si sulm politik. Sipas tij, kjo gjobë iu është vendosur për shkak të presionit nga Qeveria e Kosovës.
“Shteti i kapur nga Albin Kurti sot po përdoret për luftë speciale kundër opozitës. Agjensioni i Privatësisë që drejtohet nga një militante e VV-së, e dënoi PSD-në me 20 mijë euro gjobë, pa arsye, n’shpërputhje me ligjin dhe vetëm për shkak të presionit që i erdhi nga Qeveria. Qeverisë së Zajednicës, i paska penguar aq shumë që ia kemi shpalosur peticionin që po e shkelë.
Për të paguar këtë dënim, Molliqaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Nëse nuk paguhet ky dënim, kreu i PSD’së tha se do t 1ë konfiskohet gjithçka që i takon kësaj partie.
“PSD është subjekt me të hyra shumë të vogla financiare dhe pa ndihmën tuaj nuk do të mund të paguajmë asnjë dënim dhe përmbaruesit privatë, të angazhuar nga Qeveria, do t’fillojnë me konfiskimin e çdo gjëje që i takon PSD-së.
Prandaj ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare, për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.