Kryeministri Kurti uron republikanin Self për emërimin: Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale është e çmuar

0 minutes, 40 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kongresmenin republikan amerikan Keith Self për emërimin e tij si Kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Urime për @RepKeithSelf për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomisionit të Komisionit të Punëve të Jashtme për Evropën. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale është shumë e çmuar”, shkruan kryeministri Kurti në Twitter.

Kryeministri, Albin Kurti ndan pritjet e tij që të forcohet partneriteti Kosovë-SHBA.

Publikime te ngjashme