Anonymous i heq nga interneti mbi 40 faqe serbe në 72 orët e fundit

0 minutes, 33 seconds Read

Kolektivi Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të qeverisë serbe.

Sipas një njoftimi në Twitter, sulmet janë duke u bërë në ‘shkallë të plotë’ si pjesë e fushatës #OpSerbia.

Sipas Twitt-it të fundit të Anonymous, më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit, shkruan KosovaPress.

“JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e kolektivit Anonymous.

Publikime te ngjashme