KFOR po e monitoron Vidovdanin nga qielli (Video)

0 minutes, 35 seconds Read

Forca të shumta të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në Graçanicë për të ofruar siguri në ceremoninë e organizuar nga serbët për të shënuar festën e tyre të njohur si Vidovdani.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident ndërsa brenda oborrit të manastirit po kryhen ritet fetare dhe po mbahen fjalime nga përfaqësues të kishave.

Kjo ceremoni zakonisht mbahet në Gazimestan, pak kilometra larg kryeqytetit, mirëpo për shkaqe sigurie ajo është zhvendosur në Graçanicë.

Në këtë tubim nga politikanët serbë, është parë vetëm kryetarja e komunës së Graçanicës./IndeksOnline

Publikime te ngjashme