Ngjarje e rëndë: Një grua i jep fund jetës së saj, bie nga një ndërtesë në Prishtinë

0 minutes, 42 seconds Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Viktor Majer”  në Prishtinë, ku një grua dyshohet se I ka dhënë fund jetës së saj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.  Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”./sinjali

Publikime te ngjashme