KFOR-i heq automjetet e bllokuara në veri të vendit: Po rikthejmë lirinë e lëvizjes

0 minutes, 51 seconds Read

Misioni KFOR në Kosovë po kryen disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.

Në një njoftim, të misionit thuhet se kjo po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Misioni #KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vet ato.

Ndërsa vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak.

Publikime te ngjashme