Fotoja e arrestimit të Trump bën xhiron e rrjetit, Biden: Një djalë simpatik

0 minutes, 41 seconds Read

“Një djalë simpatik, një djalë i mrekullueshëm.” Ka qenë ky reagimi i presidentin amerikan Joe Biden kur u pyet për foton e arrestimit të paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Komentet, Biden i bëri nga zona e Liqenit Tahoe ku po qëndron me pushime.

Kujtojmë se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dorëzua të enjten në mbrëmje tek autoritetet në shtetin e Xhorxhias për t’u përballur me akuzat për përpjekjet për përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.

Qëndrimi i manjatit në burgun e Fultonit zgjati 20 minuta, ku u regjistrua dhe një fakt historik që ka të bëjë me fotografimin për herë të parë nga policia të një ish-presidenti amerikan si të dyshuar./A2

Publikime te ngjashme