Në Serbi po cilësohet si provokim shkrimi i ambasasës Amerikan për kthimin e ushtrisë në Serbi!

0 minutes, 44 seconds Read

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Beograd, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në platformën “X”, ka njoftuar për aterimin e aeroplanit ushtarak amerikan në Serbi, përkatësisht për vizitën delegacionit të Gardës Kombëtare të Ohios nën kryesimin e gjeneralit John Harris.

Megjithatë, ambasada amerikane ka përdorur një formulim provokativ, gati identik me mesazhin luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, të cilin, për herë të parë e kanë shfaqur në formë të koreografive tifozët serbë të klubit futbollistik “Zrvena Zvezda (Ylli i Kuq)” në stadiumin e Beogradit, më 26 korrik.

“Kur Garda Kombëtare e Ohios kthehet në Serbi – mirëpritja është e ngrohtë, gjithmonë!”, ka shkruar ambasada amerikane në Beograd të mërkurën, derisa ka shpërndarë disa fotografi të delegacionit amerikan pas zbritjen nga aeroplani ushtarak.

Publikime te ngjashme