Kaos në Kroaci pas futjes së euros: Rritje masive e çmimeve, qytetarët në panik, Plenkoviq mban takime urgjente

1 minute, 13 seconds Read

Menjëherë pas futjes së euros si monedhë zyrtare, qytetarët kroatë filluan të ankohen për rritje të çmimeve.

Rrjetet sociale janë plot me shembuj të ndryshëm të rritjeve të shumta të çmimeve pas futjes së euros, qoftë për dyqane, shërbime të ndryshme si parukeri apo tarifa parkimi, shkruan mediumi kroat Index.hr.

Shumica e ankesave kanë të përbashkët se ka pasur “rrumbullaksim” me valutën e euros. Për shembull, nëse diçka kushton 13 kuna, është e mundur që dikush ta “rrumbullaksojë” atë në dy euro, që është dukshëm më shtrenjtë.

Kjo është arsyeja pse kryeministri Andrej Plenkoviq thirri një takim me ministrat përkatës dhe autoritetet e inspektimit.

Në një mesazh në Twitter ai ka thënë se ka thirrur një takim me ministrat përkatës dhe përfaqësuesit e Administratës Tatimore, Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror lidhur me aktivitetet e mëtejshme për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

“Futja e EURO-s nuk është arsye për rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve”, tha Plenkoviq.

Index.hr raporton se takimi duhet të mbahet sot.

Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen – dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë./Reporteri

Publikime te ngjashme