Këta janë katër policët që u arrestuan pasi dyshohet se u rrahën me tre qytetarë

1 minute, 7 seconds Read

Katër zyrtarë policorë kanë rënë në pranga pasi që dyshohet se [jashtë detyrës zyrtare] janë përfshirë në një rrahje me tre qytetarë në dalje te autostradës në fshatin Mazgit.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të arrestuarit janë:

  • Shqiprim Quka
  • Valmir Maqastena
  • Gentrit Emini
  • Dardan Syla
Shqiprim Quka
Valmir Maqastena
Gentrit Emini
Dardan Syla

Arrestimin e ka konfirmuar Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se të dyshuarit fillimisht janë konfrontuar verbalisht e më pas situata ka eskaluar në dhunë fizike dhe si pasojë ata kanë marrë lëndime trupore.

“Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi. Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe shtatë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Publikime te ngjashme