Katër shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik

2 minutes, 19 seconds Read

Çuditërisht, një përqindje e lartë e menaxherëve dështojnë në punën e tyre, për shumë arsye

Disa nuk kanë aftësinë e duhur për të menaxhuar dhe zhvilluar njerëzit, disa të tjerë nuk përshtaten dot me talentet dhe personalitetet e stafit e disa të tjerë, thjesht janë të painteresuar për të qenë menaxherë të mirë.

Ndërsa një pjesë e tyre janë totalisht toksikë, ka edhe një përqindje të vogël që e fshehin paksa pjesën e toksicitetit, ama, këto 4 shenja e tregojnë më së miri:

Eprori është ndëshkues dhe kërcënues

Shpesh ju kërcënon se nëse nuk dërgoni një projekt në afatin e duhur, do të ndëshkoheni? Dhe kur nuk arrini ta dorëzoni, vërtet ju ndëshkon? Për të mund të duket si një teknikë e mirë për të shmangur sjelljet e padëshiruara në të ardhmen, por në fakt, kërcënimi dhe ndëshkimi nuk inkurajojnë aspak sjellje pozitive dhe as produktive për punonjësit. Njerëzit që ndëshkohen, ose kërcënohen me ndëshkim, shpesh janë të pakënaqur dhe duan të largohen nga ky ambient pune.

Kur privilegjon veten

Kur pushteti përdoret vetëm për qëllime vetjake, sjell efekte negative. Shpesh eprorët “dehen” nga avantazhet që përfitojnë për shkak të pozicionit të tyre në kompani dhe jashtë saj dhe kështu harrojnë interesat dhe dëshirat e stafit. Ngadalë, krijohet edhe një ego e pashëndetshme dhe eprorët shfaqin sjellje toksike.

Ka si tendencë përçarjen

A keni vënë re raste kur një epror ju thotë se dikush tjetër e bën punën më mirë se ju, apo kur krahason edhe ekipet e punës? Ka raste edhe kur eprorët favorizojnë punonjësit, duke krijuar kështu një ndjesi të pakëndshme për pjesën tjetër të stafit, citon Anabel.

Favorizimi i punonjësve mund të vijë edhe për shkak se disa të tillë “përshtaten” me interesat, dëshirat dhe mendimet e eprorit, ndaj përfitojnë disa avantazhe më tepër se një punonjës që punon për aq sa paguhet, pa synuar apo u shtirur sikur bie dakord me gjithçka thotë eprori.

Gënjen

Studimet tregojnë se njerëzit vlerësojnë integritetin dhe sinqeritetin tek eprorët e tyre. Ka raste kur eprorët mashtrojnë dhe nuk e pranojnë në asnjë moment që janë gabim, ndaj kjo shkakton edhe mungesën e besimit të stafit ndaj tij. Me shumë gjasa, nëse një epror gënjen, s’e ka për herë të parë dhe nuk do ta ketë as për herë të fundit. /Telegrafi

Publikime te ngjashme